Aktualitet

Dëbora arrin deri në 70 cm në Dibër, disa akse të bllokuara, probleme me energjinë elektike

14 Shkurt 2021, 08:11 Nga DOSJA
Dëbora arrin deri në 70 cm në Dibër, disa akse të

DIBËR– Shumë akse rrugore në Dibër janë bllokuar për shkak të rreshjeve të dendura të dëborës. Trashësia e dëborës në qytet shkon mbi 40 cm ndërsa në zona të thella kalon mbi 60-70 cm.

Aksi rrugor Peshkopi- Tiranë është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë.  Pjesa nga Pishat e Bulqizës deri në Qafën e Buallit është e bllokuar pasi fryn erë e fortë dhe mbush me borë trupin e rrugës.


Po ashtu, aksi Ura e Çerenecit- Librazhd dhe Peshkopi- Qafë Draj- Kukës është i bllokuar. Të gjitha fshatrat dhe njësitë administrative tl Dibrës dhe Bulqizës janë të bllokuara dhe rrugët janë të pa kalueshme .

Në zonat Lurë, Kala e Dodës , Sllovë, Selishtë , Ostren, Martanesh mungon energjia elektrike.

HARTA LIVE/ Shqipëria e bllokuar nga dëbora, situata e rëndë në Lezhë, Krujë e Elbasan! Qindra qytetarë kaluan natën në makinë, mes tyre dhe Basha (SITUATA)

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet debora ne biber debora ne biber

Sondazh

Poll