Bota

Kryetarja e KQZ-së, e para që voton në Kosovë, Daka: I ftoj qytetarët të respektojnë të gjitha rregullat e pandemisë

14 Shkurt 2021, 06:33 Nga DOSJA
Kryetarja e KQZ-së, e para që voton në Kosovë, Daka: I ftoj

KOSOVË– Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka qenë e para që ka hedhur votën e saj në zgjedhjet që po mbahen ditën e sotme në Kosovë.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarēve që gjatë votimit të respektojnë rregullat e pandemisë.


Sapo përfundova obligimin kushtetuese. Si kryetar e KQZ konfirmoj që KQZ ka përfunduar të gjitha përgatitjet dhe obligimet e veta kushtetuese dhe ligjore. Sot ne ua dorëzojmë gjithë procesin subjekteve politike dhe votuesve. KQZ sot do të bëjë vetëm monitorimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve. I ftoj qytetarët t’i respektojnë të gjitha rregullat e pandemisë. I ftojë edhe subjektet politike që të respektojnë të gjitha rregullat e KQZ të respektojnë dhe ligjin për zgjedhjet”, tha Daka pas votimit.

Qytetarët e Kosovës kanë sot të drejtën e votës. Duke nisur nga ora 07:00 e deri në 19:00, ato do të kenë mundësi të shkojnë në qendrat e votimit dhe të hedhin votën e re për zgjedhjen e Kuvendit të ri të Kosovës. Të drejtën e votës e kanë 1 mln 794 mijë qytetarë! Në këto zgjedhje do të garojnë 28 subjekte politike ku 21 janë parti politike, 2 janë koalicione dhe 5 janë iniciativa qytetare. Të gjitha subjektet politike po garojnë për të marrë sa më shumë vende nga 120 që janë në parlament.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora valdete daka valdete daka

Sondazh

Poll