Politike

‘Ka shumë gjëra për të ardhur ‘turp’/ Rama: Shumë rrugë dhe qendra shëndetësore duhen ndërtuar, kemi hequr nga ar

13 Shkurt 2021, 10:09 Nga DOSJA
‘Ka shumë gjëra për të ardhur ‘turp’/

TIRANË– Kryeministri Rama, në një bisedë që ka zhvilluar me qytetarët ka thënë se ka hequr 1 miliard lekë nga arka e shtetit për të ndihmuar qytetarët.

Ndër të tjera Rama ka thënë se në Shqipëri, ka shumë rrugë dhe qendra shëndetësore, për t’u ndërtuar, sakaq ka shtuar se deri dje taksa dje taksa e shtetit ishte 10% për të gjithë dhe qeveria e ktheu në progresive.


“Sot janë  mundësitë për ta bërë, ajo që njerëzit duhet të kuptojnë është se njerëzit duhet të kuptojnë se ka shumë të gjëra për të bërë, të cilat nuk janë bërë për shkak se nuk ka qenë mundësia.  Të gjithëve u them se ka shumë rrugë  që nuk janë ndërtuar, dhe shumë qendra shëndetësore që janë për turp. Më tha dikush si mund të flasësh për shëndetësinë dhe nuk të vjen turp, mjafton që të shohë qendrën shëndetësor në Prrenjas dhe është turp, por ka shumë qendra shëndetësore për turp. Por pyetja është e thjeshtë a ka ndonjë mundësi teorike në 7 vjet u kusur të bëhen të gjitha ato që u shkatërruan me dekada e me dekada. Por pyetja ime se i kujt është ky turp, është turpi ynë që në 7 vjet e gjysëm kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe jo kemi dashur për ti vënë në vijë për të krijuar një sistem shtetit apo është turp i atyre që për vite e vite i lanë gjërat të shkonin sa në 2013 ishte si Thumana pas tërmetit nga pikëpamja e brendisë së punëve të shtetit Shqipëria. Si mund të bëhen në 7 vjet e kusur, rrugët e fshatrave në Shqipëri. Si kemi pasur mundësitë që të bëhej nafta falas për fermerët. Nese ne kemi bërë një ndryshim kokë përmbys të taksave, barrën e ka marrë shtetit. por ndërkohë njerëzit nuk thonë më ul taksën dhe mos më bëj shkollë, thonë taksën të ma ulësh dhe të mi bësh më mirë. Përmbysja që kemi bërë ne tek taksat ka qenë e tillë që kemi hequr 1 mld nga arka e shtetit për tua lënë njerëzve në xhep. Deri dje taksa e shtetit ishte 10% për të gjithë dhe ne e kthyem në progresive. I them të gjitha këto që po ka shumë gjëra që janë realisht problem por këto zgjidhjen duke vazhduar punë për të krijuar mundësi të reja. Sot kisha postuar projektin e Portit të Durrësit, më thonë lërë Durrësin hajde shih fshatin tim, por ai projekt do të ndikojë drejt për drejt në ekonominë kombëtare. Të ardhurat që do ti vijnë vendin tonë janë të pallogaritshme.’– tha Rama.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama me qyetaret edi rama me qyetaret

Sondazh

Poll