Politike

Projekti i Unazës së Re/ Rama: U bë një debat i madh, e rëndësishme është çfarë po ndërtohet përgjatë atij kilometr

13 Shkurt 2021, 09:53 Nga DOSJA
Projekti i Unazës së Re/ Rama: U bë një debat i madh, e

TIRANË–  Kryeministri, Edi Rama gjatë një takimi që ka zhvilluar me qyetarët ka folur edhe rreth projektit të Unazës së Re, ku ka thënë se u krijua ideja sikur po bëhej grabitja e shekullit, për koston e një kilometri rrugë.

Ai ka thënë ndër të tjera  e rëndësishme është çfarë po ndërtohet përgjatë atij kilometri, duke theksuar se është projekt shumë i komplikuar, dhe që përfshin 5 tunele, ndërkohë që po ndërtohet edhe një kantier 20 metra nën nivelin e Lanës.


”U bë një debat i madh, që zhvillohet vazhdimisht lidhur me kostot e projektit. Shumë djallëzore dhe hileqare, për t’i dhënë një vlerë që nuk e ka mendja e tyre që në mënyrë hileqare e ushqejnë këto konlifkte absurde. Duke krijuar idenë që 1 kilometër ishte me një kosto aq të madhe sa bëhej fjalë për një grabitje të shekullit. Po të shohësh atë që po ndodh aty, në atë kantier, kur e sheh në sipërfaqe nuk duhet fare. Bëhet fjalë për një kantier 20 metra nën nivelin e Lanës. 5 tunele, projet kaq kompleks inxhinierik, dhe kupton që kilometrat e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit. Mund të shesësh 1 mijë metra terital, njësoj. Kurse rrugët varet sa janë, ku janë, mund të jetë përmes një zone ish-kënete. Predikohet për çmimin marramendës të 1 kilometri, kur e rëndësishme është çfarë ndërtohet përgjatë atij kilometri. Në mal ka tjetër kosto, se do hapësh shkëmbin, një kilometër në fushë ka tjetër kosto. Në një terren të konsoliduar ka tjetër, në ish-kënetë ka tjetër, linear është tjetër, dhe ku ka vepra arti është tjetër.”– tha Rama.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama me qyetaret edi rama me qyetaret

Sondazh

Poll