Aktualitet

Moti i keq në vend, Librazhdi mbulohet nga bora, njerëzit bllokohen në rrugë 

13 Shkurt 2021, 12:38 Nga DOSJA
Moti i keq në vend, Librazhdi mbulohet nga bora, njerëzit bllokohen

LIBRAZHD- Qyteti i Librazhdit është mbuluar nga bora. Në viden e siguruar nga Dosja.al shihet bora e bashkuar me erë, të cilat kanë bërë udhëtimin të pamundur.

Në aksin e Librazhdit shumë njerëz kanë ngelur të bllokuar në rrugë për shkak të mungesës së zinxhirave.

Dita e Shtunë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët. Në lartësitë mbi 200 metër reshje dëbore. Në mesditë e kryesisht pasdite reshjet e shiut do të kthehen në reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit duke arritur deri dhe në kuotat nivel deti. Kjo situatë do të vijoj të mbetet prezente edhe gjatë ditës së diel me reshje dëbore të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar. Nga dita e Hënë deri ditën e Enjte parashikohet mot i kthjellët me temperatura të acarta.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bore ne librazhd moti i keq ne shqiperi bore ne librazhd moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll