Aktualitet

Moti i keq në qytetin e Lezhës dhe bregdetin e Shëngjinit, erëra të forta të shoqëruara më shi dhe reshje bore

13 Shkurt 2021, 09:30 Nga DOSJA
Moti i keq në qytetin e Lezhës dhe bregdetin e Shëngjinit,

LEZHË- Moti i keq ka prekur edhe qytetin e Lezhës. Në pamjet e siguruara nga Dosja.al shihet i gjithë qyteti teksa mbulohet nga reshjet e borës. Në Lezhë moti i keq është sjoqëruar gjithashtu me erëra të forta si dhe reshje shiu.

Ndërkohë që fatmirësisht dëbora e rënë është e imët dhe nuk ka krijuar probleme në qytet. Situara në Lezhë edhe pse nuk janë krijuar probleme, vijon të mbahet nën kontroll të vazhdueshëm, për të evituar problemet. Borë gjithashtu ka rënë edhe në bregdetin e Shëngjinit, ku i gjithë qyteti si dhe zona detarë janë mbuluar nga një “pluhur i bardhë”. Njësoi si në Lezhë dhe në Shënngjin së bashku me borë ka edhe erëra ta shumta, të cilat kanë bërë të pambundur daljen jashtë banesave.

Dita e Shtunë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët. Në lartësitë mbi 200 metër reshje dëbore. Në mesditë e kryesisht pasdite reshjet e shiut do të kthehen në reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit duke arritur deri dhe në kuotat nivel deti. Kjo situatë do të vijoj të mbetet prezente edhe gjatë ditës së diel me reshje dëbore të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar. Nga dita e Hënë deri ditën e Enjte parashikohet mot i kthjellët me temperatura të acarta.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne lezhe moti i keq ne shqiperi moti i keq ne lezhe moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2021, 09:26

Moti i keq në vend, bora mbulon qytetin e Dibrës

DIBËR– Reshjet e dëborës kanë mbuluar qytetin e Dibrës. I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të shumta bore, e shoqeruar edhe me erëra ...