LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestohet mjeku Edvin Prifti/ Burg edhe për gjyqtaren Enkelejda Hoxha! Babai: Ka djalin autik, fle mes dy divaneve dërrasë.

13 Shkurt 2021, 10:17 Nga DOSJA
Arrestohet mjeku Edvin Prifti/ Burg edhe për gjyqtaren Enkelejda Hoxha!

TIRANË- Vëmendja kryesore e seancës gjyqësore kundër gjyqtares Enkelejda Hoxha u zhvendos sot te mjeku kardiolog, Edvin Prifti. Që në nisje të seancës në GJKKO, (Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), prokuroria kërkoi arrestimin e mjekut të cilin e akuzon edhe për pastrim parash. Kërkesa u pranua, dhe gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, për Edvin Priftin, Enkelejda Hoxhën dhe 9 të arrestuarit e tjerë të grupit Kruja.

Masat e sigurisë: 

Enkelejda Hoxha, gjyqtare e Krujës “arrest me burg”

Aldo Tabaku, avokat- arrest me burg

Manuela Mallakuçi, sekretare- arrest me burg

Shkëlqim Korbi, Eksperti psikiatriko – ligjor- arrest me burg

Saimir Petani, i dënuari që do të lirohej- arrest me burg

Bledar Petani, Vëllai i të dënuarit- arrest me burg

Altin Skëndaj, i dënuar- arrest me burg

Gazmir Nezaj, ish-i dënuar- arrest me burg

Gentjan Nezaj, i dënuar- arrest me burg

Isuf Tanuzi, ndërmjetës- arrest me burg

Por çfarë ndodhi më herët?

Mjeku kardiolog Edvin Prifti shkoi i shoqëruar me avokatin e tij Henrik Ligori në seancë, ku mohoi akuzat e ngritura ndaj tij. Për çështjen e përgjimit, avokati tha se “Mjeku akuzohet për një krim që nuk provohet”, ndërsa për paratë e gjetura në zyrë dhe banesë, mbrojtja tha se “mjeku i ka përfituar 220 mijë euro nga çmimet ndërkombëtare, ndërsa pjesa tjetër është siguruar nga shitja e një prone e cila ka qenë në pronësi të bashkëshortes”. Por prokuroria nuk është bindur dhe mjeku është arrestuar.

Akuzat e familjarëve të Enkelejda Hoxhës

“Ka 19 vite ikën me këmbë në punë, fle në dy divane dërrase, ky është rrëfimi i babait të Enkelejda Hoxhës, Belul Hoxha, jashtë dyerve të gjykatës aty ku i moshuari bashkë me mbesën, vajzën e Enkelejdës treguan një tjetër version nga ai që doli në media për arrestimin e gjyqtares së Krujës. Belul Hoxha hodhi akuza direkte mbi kryeministrin Edi Rama, që sipas tij është personi i parë që i mbylli derën e Vettingut Enkelejda Hoxhës pasi la në burg Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. “Ajo s’ka bërë asnjë nga ato që thotë kryeministri. Dëgjoni se është shumë interesante. I tha gjyqtares, ti s’ke për ta marrë kurrë Vettingun. Se ajo gjykoi drejt atë vajzën që dhunonte djali i deputetit.(referuar skandalit Xhisiela Maloku, Rexhep Rraja). Vajti shoqja e saj dhe e liroi dhe shoqja për çudi vajti në gjykatën e Lartë.”-tha Belul Hoxha, ndërsa zbuloi para mediave faktin se Hoxha ka një fëmijë autik për të cilin kujdeset e vetme, ndërsa mban edhe të atin e sëmurë me Parkinson dhe vëllain e sëmurë me kemp.

E prekur para mediave u shfaq edhe vajza e gjyqtares. Adoleshentja mohoi që e ëma të jetë e korruptuar dhe tha se ajo ka qenë e detyruar të lironte personazhet e botës së krimit nga burgu. “Mami im ka qenë e detyruar, është shumë e ndershme dhe e pastër“-tha vajza, ndërsa menjëherë pas këtij rrëfimi të të dy familjarëve të gjyqtares, SPAK pritet t’i marrë ata në pyetje si persona në dijeni.

Por si u zbulua grupi i gjykatës së Krujës?

Operacioni u finalizua tri ditë më parë, kur gjyqtarja u arrestua brenda sallës së gjyqit. Enkelejda Hoxha akuzohet se ka ngritur një skemë korruptive brenda gjykatës së Krujës ku të dënuarit liroheshin duke paguar shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro. Gjyqtarja kishte si bashkëpunëtor në këtë skemë avokatin Aldo Tabaku, i cili ndërmjetësonte mes të dënuarve dhe gjyqtares, sekretaren Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjekoligjor Shkëlqim Korbi. Prej gati një viti Hoxha ishte nën hetim nga ILD, ku Inspektoriati kishte kërkuar edhe shkarkimin e saj nga detyra. Përveç Saimir Petanit, i dënuari më i fundit që pritej të lirohej nga Hoxha, më herët gjyqtarja e Krujës ka liruar edhe Endrit Doklen, Genc Pajën, Ilir Tafilin dhe Hekuran Billën. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha belul hoxha edvin prifti saimir petani arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha belul hoxha edvin prifti saimir petani

Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Shkurt 2021, 09:26

Moti i keq në vend, bora mbulon qytetin e Dibrës

DIBËR– Reshjet e dëborës kanë mbuluar qytetin e Dibrës. I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të shumta bore, e shoqeruar edhe me erëra ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet