Aktualitet

Moti i keq në vend, bora mbulon qytetin e Dibrës

13 Shkurt 2021, 09:26 Nga DOSJA
Moti i keq në vend, bora mbulon qytetin e Dibrës

DIBËR– Reshjet e dëborës kanë mbuluar qytetin e Dibrës. I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të shumta bore, e shoqeruar edhe me erëra të forta.

Reshjet e shumta të borës si dhe era e madhe kanë krijuar disa probleme në energji elektrike në Dibër. Gjithashtu pa energi elektrike janë edhe disa fshatra të Dibrës dhe Bulqizës për shkak të dëmtimit të rrjetit përcjellës.


Dita e Shtunë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët. Në lartësitë mbi 200 metër reshje dëbore. Në mesditë e kryesisht pasdite reshjet e shiut do të kthehen në reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit duke arritur deri dhe në kuotat nivel deti. Kjo situatë do të vijoj të mbetet prezente edhe gjatë ditës së diel me reshje dëbore të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar. Nga dita e Hënë deri ditën e Enjte parashikohet mot i kthjellët me temperatura të acarta.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bore ne diber moti i keq ne shqiperi bore ne diber moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll