Aktualitet

Rama dhe Veliaj bashkëbisedim të me qytetarët: Në mars fillon riparimi i pallateve të dëmtuara! Kryeministri: Arrestimi i

13 Shkurt 2021, 09:23 Nga DOSJA
Rama dhe Veliaj bashkëbisedim të me qytetarët: Në mars

TIRANË- Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj ditën e sotme kanë zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në Tiranë, ku në fokus ka qenë rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

Rama ka thënë se ka thënë në aktualisht janë 633 familje në çadra, ndërkohë që të gjithëve u ëhstë dhënë bonusi i qirasë.


Ndër të tjera ai që të gjithëve u është dhënë bonusi i qirasë, sakaq ka shtuar se në fillim të shtatorit do të ndërtohen të gjithë shtëpitë individuale. Nga ana tjetër kreu i qeverisë tha se banesat e reja do të jenë shumë më të mira se në banesat aktuale, ku qytetarët jetojnë.

Ndërkohë kryebashkiaku Veliaj, i pyetur për sa i përket rikonstruktimit të pallateve që janë dëmtuar tha se duke filluar nga muaji mars, Bashkia Tiranë dhe Qeveria do të financojnë 100% për rregullimin e tyre.

Po ashtu kreu i qeverisë ka thënë se ka hequr 1 miliard lekë nga arka e shtetit për të ndihmuar qytetarët, sakaq ka shtuar se taksën e shtetit që ka qenë 10% e ka kthyer në progresive.

Numri 1 i qeverisë ka folur edhe për sektorin e bujqësisë, duke thënë se ka pësuar rritje të vazhdueshme. Sipas tij aktualisht Shqipëria prodhon më shumë se 7 vite më parë dhe se sektori i bujqësisë ende është në një fazë zhvillimi.

Përsa i përket arsimit që shumë nxënës në Durrës dhe në Tiranë, po zhvillojnë mësimin online, kreu i qeverisë ka thënë se asp të mbarojnë rindërtimet mësimi do të zhvillohet në shkolla.

Kreu i qeverisë është ndalur dhe në zhvillimet e fundit që kanë qenë kryefjalë e mdiavet të Shqipërisë, rastit të gjyqtares Enkeleida Hoxha dhe mjekut të QSUT-së Edvin Prifit. Rama ka thënë se se arrestimi i gjykatëses Hoxha dhe refuzimi i kërkesës së gjyqtares Altina Xhoxhaj nga Gjykata e Strasburgut, duke i dhënë të drejtë Vettingut për shkarkimin e saj, janë një moment historik.

Ndërsa për pezullimin nga puna të Edvin Priftit pasi ky i fundit  pezullua nga detyra  pasi ai operoi kundrejt ryshfetit mamanë e sekretares së gjykatës, Manuela Mallakuçi, e cila është pjesë e grupit të gjyqtares. Rama ka thënë se mjekut iu gjetën paratë e dynjasë, sakaq shtoi se sekuestrimi i shumës së parave  është një lajm shumë i mirë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rama me qytetaret rama me qytetaret

Sondazh

Poll