Aktualitet

Rreth 3 mijë hektarë tokë dhe 9 shtëpi nën pushtetin e ujit/ Përmbytet Dajçi dhe Bërdica, ‘paralizohet ‘ qarkullimi

13 Shkurt 2021, 08:36 Nga DOSJA
Rreth 3 mijë hektarë tokë dhe 9 shtëpi nën pushtetin e

SHKODËR- Fshatrat Darragjat, Shirq ,Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore në Shkodër janë nën pushtetin e ujit. 

Bashkia bën me dije se 1900 ha tokë janë nën ujë, ndërkohë që janë bllokuar rrugët në Darragjat, Shirq, dhe vendi i quajtur Urrelat e Shirqit ku lartësia e ujit arrin 150 cm në rrugë. Aktualisht ndodhen 9 shtëpi të përmbytura ndërkohë që në disa akse rrugore lëvizja me automjete është bërë e pamundur.


Raportohet se në disa bujqësore lartësia e ujit arrin 2m, ndërsa nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është e madhe.

Situata e përmbytjeve në Shkodër: 

Hidrometri shënon 6.80 cm. 1900 ha tokë bujqësore e përmbytur fshatrat Darragjat, Shirq ,Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore. Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë. Shtëpi të përmbytura 9 Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9. Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjen Mazija- Suka Dajç. Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë kalohet. Rruga kryesore e Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë. Rruga kryesore Dajç është vështirësuar jashtëzakonist lëvizja me vetura, në drejtimin Dajç rruga nacione Shkodër- Velipojë. Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore. Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan. SPZ e zonës në gatishmëri . Qendrat shëndetësore në gatishmëri Energji elektrike kemi, ndërprerje të hërëpashershme. Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m. Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është e madhe.

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Berdicë vazhdon të jetë e njëjtë si një ditë më parë:

1200 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush- Berdicë e Madhe, Berdicë e Mesme, Berdicë e Sipërme. Janë rreth 50 shtëpi banimi të rrethuara nga uji (kryesisht në fshatin Trush). Janë 5 shtëpi në fshatin Berdicë e Mesme dhe Berdicë e Madhe. Prezencë uji ka në lagjen Maksuti ,Qokthi ,Tula ,Xhurreta dhe tek rruga e Bostanishtes (e pakalueshme me vetura).

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2021, 21:53

TIRANË– Sherr me teologut Arian Curri dhe analistit Julian Zyla. Në studion e emisionit “Zonë e lirë”, Curri i ka përmendur Zylas, sipas tij një biznes që ...