Aktualitet

“Vajza rri te këmbët e djalit autik”/ Babai i Enkelejda Hoxhës ka një rrëfim ndryshe për gjyqtaren: Ka të bir

13 Shkurt 2021, 08:59 Nga DOSJA
“Vajza rri te këmbët e djalit autik”/ Babai i Enkelejda

TIRANË- Babai i gjyqtares Enkelejda Hoxhës, Belul Hoxha, ka thënë se se vajza e tij është e ndershme dhe nuk ka bërë kurrë padrejtësi në detyrën e saj si gjyqtare. Në fjalën e tij para mediave, i ati tha se djali i gjyqtares është autik dhe se prej 19 vitesh e bija fle te këmbët e tij. Babai i Enkelejda Hoxhës tha se e bija fle në dy divane dërrase.

PJESË NGA RRËFIMI I BELUL HOXHËS:

Ajo ka numrin më të vogël të krimeve në Gjykatë. Unë do kërkoj që dhe nxitimi që u bë një kala dibrance që të gjejë një zgjidhje, në 15 shkurt kishte mbledhje të KLGJ, si i doli SPAK para KLGJ, ajo mori leje për njohjen e avokatit, në mes të natën vajti në tërë gjykatat e Krujës, kur ne flinim në shtëpi, ajo ishte në Dibër, në Burrel në Has, ajo nuk ka rezerva valutore që i kapi SPAK, SPAK gjeti shpenzimet, 10 mijë dollarë, kam 4500 firma, i kam të gjitha me dokumente, janë të shtëpisë që duhen paguar urgjent, kërkoj që ky kapërcim etapash të gjejë zgjidhje, e kam priture SPAK nat e ditë të vij se jam i qetë dhe i pastër, ato erdhën dhe i spostuan KLGJ, pse e spostuan, atje dy figurat kryesore të policisë kanë pritur SPAK, ai djali i Enkelejdës është 19 vjet autik dhe ai e di se c’heq i shkreti se nuk del dot, rri me gjyshen që është bërë sa një dorë njeri. Po ta shohësh do thuash ti kjo është gjyqtare e Republikës së Shqipërisë? Fle në 2 divane dërrase, vet jam me parkison dhe vajza fle të këmbët e djalit. Ai djali me autizëm është lutur ta transferojnë në Tiranë, kemi bërë letra presidentëve, dhe na thonin ‘ja do mendojmë’. Kam punuar që fëmijët e mi të jenë të edukuar, nipi im ka sot ditëlindjen.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha belul hoxha arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha belul hoxha

Sondazh

Poll