Aktualitet

Në shtëpinë e familjes së ushtarakes, lot e britma mbulojnë lagjen Babrru, të afërmit: E pamë në TV, duam trupin

6 Maj 2019, 11:27 Nga DOSJA
Në shtëpinë e familjes së ushtarakes, lot e britma

TIRANË- Lot, të qara dhe britma. Kjo është atmosfera që ka kapluar lagjen “Babrru” në kryeqytet, aty ku prej 30 vitesh jeton familja e ushtarakes që u vra gjatë një shpërthimi me minë në Letoni, Zarife Hasanaj.

Familjarët e vajzës nuk pranojnë të flasin për familjarët ndërkohë që lotët, nuk i përmbajnë as komshinjtë e saj.

Ata kanë thënë jashtë kamerave se ajo ishte një vajzë model, e edukuruar dhe me një marrëdhënie shumë të mirë me familjarët.

Ata kanë 30 vite që kanë ardhur nga Tropoja dhe jetojnë në Babrru.  Njëri nga të afërmi tha për mediat, se fisi i Hasanajve është nisur për të bërë ritet e fundit për vajzën, ndërkohë që familja kërkon të dijë se kur do të vijë trupi i 32-vjeçares. “E morëm vesh lajmin nga mediat. Duam të dimë kur vjen trupi.”-mësohet se janë shprehur ata.

Ditën e sotme, një ushtarake e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka humbur jetën gjatë një misioni të NATO-s në Letoni. Zarife Hasanaj, ishte duke demontuar një minë, kur gjatë një shpërthimi është dëmtuar dhe ka humbur jetën. Bashkë me të u plagosën dy ushtarakë të tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten ushtarakja ne letoni zarife hasanaj humb jeten ushtarakja ne letoni zarife hasanaj

Sondazh

Poll