Aktualitet

Vdekja e ushtarakes në Letoni, Basha: Dëshmorja e dytë shqiptare për Aleancën, lutjet e mia tek familjarët e Zarifës

6 Maj 2019, 11:13 Nga DOSJA
Vdekja e ushtarakes në Letoni, Basha: Dëshmorja e dytë shqiptare

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për ngjarjen tragjike që ka ndodhur në Letoni ku ka humbur jetën ushtarakja Zarife Hasanaj. Basha thotë se Hasanaj është dëshmorja e dytë e Shqipërisë që prej hyrjes në NATO. I pari ishte kapiteni Feti Vogli.

“Me tronditje dhe dhimbje të thellë mësova lajmin tragjik për humbjen e jetës së efektives së Forcave tona të Armatosura Zarife Hasanaj gjatë angazhimit të saj në misionin e mbrojtjes kolektive të NATO-s në Letoni.
Në këto momente të rënda mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe miqtë e Zarifes. Lutem po kështu për dy efektivët e tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj që mbetën të plagosur të jenë larg rrezikut për jetën dhe të kenë trajtim dhe shërim të shpejtë. Me sakrificën e jetës së saj të re, Zarife Hasanaj është dëshmorja e dytë shqiptare e rënë në mision të mbrojtjes kolektive të Aleancës. Duke ju uruar shërim të shpejtë dy efektivëve të plagosur, lutem që shpirti i efektives Hasanaj të prehet në paqe!”-shkruan Basha në rrjetet sociale.

Ditën e sotme, ka humbur jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj në Letoni. Hasanaj, pjesë e ekipit të Forcave të Armatosura dhe misionit të NATO-s në Letoni. 32-vjeçarja u dëmtua për shkak të shpërthimit të minës, ndërsa dy ushtarakë të tjerë shqiptarë u plagosën. Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj janë efektivët e plagosur. NATO në një konferencë për mediat nga Letonia, tha se shpërthimi ishte i paqartë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten ushtarakja ne letoni lulzim basha zarife hasanaj humb jeten ushtarakja ne letoni lulzim basha zarife hasanaj

Sondazh

Poll