Bota

Fushatë edhe nga ajri! PSD-ja ngre një dron në tubimin e LVV-së, ironizon Kurtin: Lideri Suprem

12 Shkurt 2021, 14:57 Nga DOSJA
Fushatë edhe nga ajri! PSD-ja ngre një dron në tubimin e

KOSOVË- Partia Socialdemokrate (PSD) ka ngritur një dron me fotografin e kreut të Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në kohën që LVV-ja po mbante një tubim në Prishtinë.

Në pamjen e publikuar, shfaqet fotografia e Liderit të LVV-së, ku shkruhet “Lideri Suprem”. Në lidhje me këtë ka reaguar dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Me anë të një postimi në Facebook ai shfaqur një video me dronin dhe ka ironizuar kreun e LVV-së, duke thënë: Kush pretendon fundin veçse i ka dhënë fund vetes.

Postimi i plotë: 

“Një aeroplan lodër fluturon e tregon. Zhytja e thellë aty ku gëlon propaganda mbytëse krijon univers paralel, pa kohë e hapësirë. Një aeroplan lodër fluturon. Qielli do të mbetet i hapur, pa skaj, sepse liria është kushti njerëzor. Idetë e reja nuk do të mbarojnë sa t’ketë njerëzi. Kush pretendon fundin veçse i ka dhënë fund vetes. Kritika protestuese që kërkon liri e gjenë gjithmonë rrugën e vet. Edhe kur regjimi ka pushtuar e mbërthyer çdo skutë, një formë e re do të gjendet. Ka qenë kështu edhe në distopitë më të errëta totalitare. Një aeroplan lodër fluturon. Shikojeni qiellin! Kërkoni idetë! Atëherë do ta shihni mbretin cullak!,”-ka shkruar ai.

Lajmi kryesor:AXHENDA/ Zgjedhjet në Kosovë, dita e fundit e fushatës elektorale, tensionet mes kundërshtarëve janë shtuar ndjeshëm

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll