Bota

Franca merr vendimin: Kush e ka kaluar COVID, do të marrë vetëm një dozë të vaksinës

12 Shkurt 2021, 14:29 Nga DOSJA
Franca merr vendimin: Kush e ka kaluar COVID, do të marrë vetëm

FRANCË– Autoriteti shëndetësor francez “Haute Autorite de Sante” ka rekomanduar që vetëm një dozë e vetme e vaksinës kundër Covid-19 duhet të jepet tek njerëzit që janë infektuar më parë.

Sipas Reuters, “HAS” tha në një deklaratë se njerëzit e infektuar më parë mbajnë një “memorie imune” që kërkon vetëm një dozë të vetme. Me këtë, Franca bëhet vendi i parë që bën një rekomandim të tillë.

“Doza e vetme e vaksinës do të luajë kështu një rol kujtues”, – shpjegon Autoriteti i Lartë për Shëndetin (HAS) në opinionin e tij, i cili ende nuk ka marrë miratimin e qeverisë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france vaksinimi ne france koronavirusi ne france vaksinimi ne france

Sondazh

Poll