Politike

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim telefonon kreun e SPAK, Arben Kraja: Bravo për arrestimet dhe dënimet e fundit. Reforma nuk ësht

12 Shkurt 2021, 15:02 Nga DOSJA
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim telefonon kreun e SPAK, Arben Kraja: Bravo për

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, ditën e sotme ka zhvilluar një telefonatë me kreun e SPAK, Arben Krajën.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kim skruan se e ka falenderuar atë ër arrestimet dhe dënimet e fundit të SPAK. Ndër të tjera ajo thotë se reforma në drejtësi nuk është e lehtë por megjithatë do të vazhdojmë të ecim përpara hap pas hapi.

“Unë u takova me Arben Krajën 1 vit më parë. E telefonova atë sot për t’i shprehur falënderime dhe inkurajim për hetimet, arrestimet dhe dënimet e fundit të SPAK. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por ne shohim rezultate tani. Le të vazhdojmë të ecim së bashku – hap pas hapi”, shkruan Kim në twitter.

SPAK zhvilloi dje operacion ku ranë në pranga 10 funksionarë të drejtësisë në gjykatën e Krujës, mes tyre edhe gjyqtarja Enkeleida Hoxha. Hoxha u vu në pranga bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben kraja yuri kim arben kraja yuri kim

Sondazh

Poll