Politike

Arrestimi i Enkelejda Hoxhës, reagon Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, Metani: Koha që secili të bëjë llogaritë e vet

12 Shkurt 2021, 11:36 Nga DOSJA
Arrestimi i Enkelejda Hoxhës, reagon Inspektoriati i Lartë i

TIRANE- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka përshëndetur aksionin e SPAK ku u arrestua gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë, të akuzuar për një skemë korrupsioni në drejtësi për lirimin e një të dënuari për vrasje. Në një reagim në rrjetet sociale, Metani, drejtues i ILD, institucioni që hetoi i pari gjyqtaren Hoxha, thotë se tashmë është koha që secili të bëjë llogaritë e tij, duke shigjetuar të tjerë personazhe brenda sistemit të drejtësisë që mund të jenë në shkelje të detyrës, njësoj si Hoxha.

REAGIMI I PLOTË I METANIT:

“Duke pershendetur aksionin e djeshem te SPAK, dua te nenvizoj se zbatimi i reformes ne drejtesi, adresimi i paligjshmerive ne sistem eshte lufte. Tani eshte koha qe secili te beje llogarite e veta!” pic.twitter.com/nRxsht7HHM

— Inspektori i Larte i Drejtesise (ILD) (@ILD_Albania) February 12, 2021


SPAK ka arrestuar dje gjyqtaren Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha artur metani arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha artur metani

Sondazh

Poll