Politike

Yuri Kim infektohet me Covid, ambasadorja e SHBA-së: Do kryej detyrat e mia në shtëpi! (POSTIMI)

12 Shkurt 2021, 13:11 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është infektuar me Covid. Lajmin e ka bërë të ditur ajo në ‘Twitter’ aty ku shkruan se do të kryejë detyrat e saj në shtëpi teksa do vetë-izolohet. Kim falenderon të gjithë personat që janë shqetësuar për të si dhe i kërkon që të qëndrojnë më vigjilent për shëndetin.

POSTIMI:

Miq, doja t’ju njoftoja se kam testuar pozitivisht për COVID-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa vetë-izolohem në shtëpi për ditët në vijim. Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilent për shëndetin tuaj!

Pak ditë më parë rezultoi pozitiv me Covid dhe ambasadori i BE-s në Tiranë Luigi Soreca.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike yuri kim me covid yuri kim me covid

Sondazh

Poll