Politike

Pandemia e Covid-19, Meta: Qeveria duhet të kishte bërë më shumë

12 Shkurt 2021, 12:56 Nga DOSJA
Pandemia e Covid-19, Meta: Qeveria duhet të kishte bërë më

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar situtën e pandemisë në vend. I pranishëm në Vlorë, nga ku bëri thirrje për dhurim gjaku për fëmijët që vuajnë nga Talasemia, Meta tha se qeveria dhe Parlamenti nuk e kanë bërë detyrën siç duhet pasi nuk kanë ofruar mbështetje të mjaftueshme për bluzat e bardha.

Meta shtoi se spitalet duhet të ishin pajisur me aparatura jetëshpëtuese dhe se në vendin tonë, shifrat e të imbijetuarve pas futjes në intubim, janë shumë të pakta.


“Qeveria dhe parlamenti nuk e kanë bërë siç duhet detyrën duke qenë se nuk kanë ofruar mbështetje të mjaftueshme për bluzat e bardha, pajisjen me pajisje jetëshpëtuese. Dua të falenderoj të gjithë mjekët dhe infermierët që pavarësisht rëndesës së madhe kanë kontribuar. Niveli, shifrat e të mbijetuarve pas futjes në intubim janë të ulëta,”- tha Meta.

Java e fundit ka sjellë një fluks të infektuarish. Vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan 1105 raste të reja me Covid-19 dhe 14 viktima. Ndërkohë që aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 492 pacientë, 32 nga të cilët janë në terapi intensive nga të cilët 19 pacientë janë të intubuar. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta ne vlore koronavirusi ne shqiperi ilir meta ilir meta ne vlore koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll