Politike

Shkatërrimi i klanit në Gjykatën e Krujës, Meta shigjeton SPAK: S’kemi nevojë për drejtësi me regji

12 Shkurt 2021, 12:54 Nga DOSJA
Shkatërrimi i klanit në Gjykatën e Krujës, Meta shigjeton

TIRANË– Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar të drejtë arrestimin e gjyqtares Enekelejda Hoxha pas operacionit të finalizuar një ditë më parë nga SPAK. I pranishëm në Vlorë, nga ku bëri thirrje për dhurimin e gjakut për talasemikët, Meta tha se kushdo që abuzon me detyrën, duhet të ndëshkohet.

Për mua është me rëndësi që çdo njeri që shkel Kushtetutën, ligjin dhe që abuzon me detyrën, të ndëshkohet. Shqipëria s’ka nevojë për drejtësi me regji, ndërkohë që në SPAK janë prej kohësh edhe kallëzimet me prova dhe fakte edhe për gjyqtarë të tjerë të nivelit edhe më të lartë. Nuk jam këtu për t’u marrë me hallet që ka maxhoranca pasi ato nuk i zgjidh dot unë. Por jam këtu për të kontribuuar në këtë fushatë për dhurimin e gjakut për të gjithë fëmijët që vuajnë nga talasemia dhe gjithë të tjerët që e kanë të domosdoshme. Së dyti, unë jam në këtë detyrë për të mbrojtur Kushtetutën, për të mbrojtur pluralizmin politik që është në themel të kushtetutës sonë dhe për të mbrojtur zgjedhjet e lira dhe të ndershme që janë edhe në themel të pluralizmit dhe të vetë Kushtetutës. Kështu që kush ka shqetësim….unë duhet që t’u kujtoj qytetarëve shqiptarë se fuqia e vërtetë e tyre është vota e tyre, se dinjiteti dhe e ardhmja e tyre është vota e tyre, se përgjegjshmëria ndaj fëmijëve të tyre është vota e tyre. Askush nuk mund të ankohet për demokraci dhe nga qeveria në rast se nuk merr pjesë në zgjedhje dhe në rast se nuk e shpreh vullnetin e tij në mënyrë të lirë dhe demokratike, larg çdo presioni dhe çdo forme intimidimi. Kjo është detyra ime dhe unë do ta bëj këtë detyrë me bindje të plotë, aq më tepër që jam këtu në Vlorë, në vendin e lirisë, pavarësisë e sovranitetit. Jam i sigurt se dhe 25 prilli do të jetë një ditë e rëndësishme, e jashtëzakonshme e afirmimit të lirisë, pavarësisë dhe të sovranitetit. 25 prilli, kështu që votoni,”- tha Meta.

Hoxha u vu në pranga bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha ilir meta arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha ilir meta

Sondazh

Poll