Politike

Rama nuk kursen të tijët, gjobitet me 5 mln lekë ministri Blendi Klosi pasi shkeli rregullat e pandemisë, e pëson dhe prona

12 Shkurt 2021, 12:03 Nga DOSJA
Rama nuk kursen të tijët, gjobitet me 5 mln lekë ministri Blendi

BERAT– Nis ndëshkimi i socialistëve! Një ditë pasi u gjobit Endrit Braimllari për organizimin e një takimi duke shkelur rregullat e pandemisë, kryeministri Edi Rama, ka nisur ndëshkimin  e të tijëve.

Në njoftimin zyrtar, shkruhet se Klosi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar më shumë se dhjetë persona dhe duke shkelur rregullat e pandemisë.

Takimi është zhvilluar në Kuçovë, në një lokal në atë zonë. Për këtë arsye është ndëshkuar edhe pronari i lokalit me 1 milionë lekë të reja. 

Njoftim i policisë, Kuçovë, Berat:

Vijojnë kontrollet nga Policia, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Organizoi një takim në kundërshtim me masat anticovid, ndëshkohet me masë amdinistrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesi i një subjekti politik. Lejoi organizimin e këtij takimi në lokalin në pronësi të tij, ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i subjektit. Shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, shtetasin B. K., përfaqësues i një subjekti politik, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 2 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin K. H., pronari i subjektit, pasi ka lejuar zhvillimin e këtij aktiviteti në subjektin në pronësi të tij, në kundërshtim me Aktin Normativ. Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Takimet elektorale janë në fokus të uniformave blu aktualisht. Ishte vetë kryeministri Edi Rama ai që bëri thirrje se nuk duhet toleruar asnjë parti që bën grumbullime njerëzisht jashtë rregullav të pandemisë dhe duke mos repsketuar asnjë masë. Një ditë më parë u gjobit Endrit Braimllari me 5 milionë lekë të reja pasi më 7 shkurt të këtij viti mblodhi në Maliq, në një lokal një numër të madh njerëzish duke zhvilluar në atë mënyrë një aktivitet politik. 

Dosja.al publikoi sot një video ku shihet kreu i Partisë Social Demokrate që zhvillon një takim me dhjetëra persona duke shkelur rregullat e pandemisë. Për Tom Doshin, nuk ka ende një njoftim ku thuhet se është gjobitur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi klosi gjobitet me 5 mln leke blendi klosi blendi klosi gjobitet me 5 mln leke blendi klosi

Sondazh

Poll