Politike

Pas Yuri Kim infektohet me Covid-19 edhe ambasadorja suedeze, Elsa Hastad: Do të punoj nga shtëpia (MESAZHI)

12 Shkurt 2021, 14:54 Nga DOSJA
Pas Yuri Kim infektohet me Covid-19 edhe ambasadorja suedeze, Elsa Hastad: Do

TIRANË– Pas ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim, edhe ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad është prekur nga Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomatja shprehet se rezultoi pozitive dhe do të qëndrojë e izoluar, dhe do të vijojë punën nga shtëpia. Ajo shkruan se mendimet e saj shkojnë për të gjitha gratë që janë goditur rëndë nga pandemia

Sot është e premtja feministe. Sapo rezultova pozitive me Covid-19. Do të qëndroj e izoluar dhe do të punoj nga shtëpia. Mendimet e mia janë me të gjitha gratë që janë goditur rëndë nga pandemia. Qëndroni të sigurtë”, shkruan Hastad.

 

 

A post shared by Elsa Håstad (@ambassadorelsaalbania)

Pak më parë edhe Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim konfirmoi se është infektuar me Covid. Lajmin e ka bërë të ditur ajo në ‘Twitter’ aty ku shkruan se do të kryejë detyrat e saj në shtëpi teksa do vetë-izolohet.

(kle.mu./dosja.al)    

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elsa hastad rezulton pozitive me covid elsa hastad rezulton pozitive me covid

Sondazh

Poll