Bota

Moti i keq në SHBA, aksident masiv ku u përfshinë rreth 133 automjete, 6 persona humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën

12 Shkurt 2021, 11:39 Nga DOSJA
Moti i keq në SHBA, aksident masiv ku u përfshinë rreth 133

SHBA– Të paktën gjashtë persona u vranë në aksident, i cili përfshiu 133 automjete, njoftoi FOX 4 i Dallas-Fort Worth. Rreth 60 njerëz u transportuan në spitalet e zonës, shtoi raporti, njofton Insajderi.

Rrugët e ngrira në Teksas çuan në një grumbullim masiv të makinave në Fort Worth të enjten në mëngjes dhe bëri që autoritetet të nxisin banorët të qëndrojnë në shtëpi.

“Skena që pamë sot është me të vërtetë, ndoshta, ndryshe nga çdo gjë që secili prej nesh ka parë dhe ne i lutemi Zotit që të mos e shohim më kurrë”,- tha shefi i policisë së Fort Worth, Neil Noakes.

“Zemrat, mendimet dhe lutjet tona u drejtohen të gjithëve që preken negativisht nga ky aksident tragjik”.- përfundoi ai.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aksident në shba aksident në shba

Sondazh

Poll