Aktualitet

Gjyqtarja e “traut” në drejtësi liroi me kusht edhe të dënuarin për vrasje, tentoi të shpëtonte edhe të kërkuarin p

12 Shkurt 2021, 11:31 Nga DOSJA
Gjyqtarja e “traut” në drejtësi liroi me kusht edhe

TIRANE- Altin Skëndaj dhe Gentian Nezaj, dy nga të arrestuarit e SPAK në çështjen ku u prangos gjyqtarja Enkelejda Hoxha, janë liruar nga gjyqtarja disa muaj më herët. Në dosjen hetimore, e publikuar pjesërisht në media rezulton se Altin Skëndaj është dënuar për vrasjen e Kastriot Daqes në vitin 2002 në një ngjarje që ndodhi tek rruga Transballkanike në Vlorë.

Ai ishte dënuar nga gjykata e Vlorës me 24 vite burg dhe gjatë vuajtjes së dënimit në burgun e Krujës është njohur me Bledar Petanin, i cili dyshohet se është edhe ndërmjetësi i tij me gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha e ka liruar Skëndajn me kush 7 muaj më parë.

Bashkë me Skëndajn, dje u arrestua edhe Gentjan Nezaj, i shpallur në kërkim për trafik droge në Itali. Ai arriti tek gjyqtarja përmes Isuf Tonuzit, i cili e njohu me Aldo Tabakun.

Ndërsa Gentian Nezaj ka mundur të gjejë “mik” për tek gjyqtarja, avokatin Aldo Tabaku. Një sërë bisedash me Isuf Tonuzit dhe Aldo Tabakut i kanë provuar Prokurorisë së Posaçme faktin se disa anëtarë të botës së krimit kishin në plan të liroheshin me ndihmën e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

SPAK ka arrestuar dje gjyqtaren Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha

Sondazh

Poll