Aktualitet

U lirua nga Enkelejda Hoxha, Endrit Dokle rrezikon burgimin e përjetshëm, dosja e tij dërgohet për shqyrtim

12 Shkurt 2021, 10:15 Nga DOSJA
U lirua nga Enkelejda Hoxha, Endrit Dokle rrezikon burgimin e

TIRANË– Endrit Dokle rrezikon të kthehet në burg. Këtë e ka bërë të ditur gazetari i ‘Fax News’ Elvis Myrta teksa ishte i pranishëm në studion e lajmeve.

Ai tha se rasti i parë që pritet të shqyrtohet është ai i anëtarit të bandës së Durrësit Endrit Dokle, i dënuar më burgim të përjetshëm dhe i liruar nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha e cila u ndalua një ditë më parë nga SPAK. Sipas gazetarit, çështja e Dokles është dërguar për rekurs në Gjykatën e Lartë, dhe nëse konstatohen shkelje në procesin ndaj tij, ai do rikthehet sërish nën masën e burgimit të përjetshëm.

Do të ketë një mbledhje të KLGJ-së, dhe me shumë mundësi një pjesë e dosjeve që Hoxha ka pasur në shqyrtim mund të rikthehen për gjykim. Prokuroria thotë që ka prova të mjaftueshme për implikimin e personave të arrestuar.Mbetet për tu parë nëse personat në fjalë do të rikthehen në burg, në rastin konkret Prokuroria kërkoi që Indrit Dokle të kthehej në burg, dhe është bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.I mbetet kësaj gjykate që tashnë të vendosë nëse Dokle do të kthehet në burg, përmes një procedure të përshpejtuar. Dokle është i dënuar me burg të përjetshëm, dhe ai do të duhej të kthehej në burg në një vendim të Gjykatës së Lartë”, u shpreh Myrta.

Endrit Dokle, i dënuari me burgim të përjetshëm për krime të kryera në emër të Bandës së Durrësit është lirua nga burgu me vendim të Gjykatës së Krujës nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, me argumentin se i dënuari ka kryer 3 të 4 e dënimit dhe kishgte sjellje të mirë në burg. Dokles gjithashtu iu ofrua edhe një kontratë pune, duke premtuar kështu rehabilitimin e numrit dy të bandës së Durrësit dhe riintegrimin e Dokles në shoqëri.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet endrit dokle enkelejda hoxha endrit dokle enkelejda hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2021, 08:11

DURRËS– Një 32-vjeçar me inicialet A.K, banues në fshatin Perlat të Durrësit është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një...