Zbardhet pas 23 vitesh ngjarja në Vlorë! Gerti Selimaj shpallet në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve, 47-vjeçari qëllo
12 Shkurt 2021, 10:12Nga DOSJA
VLORË-Policia e Vlorës ka zbardhur vrasjen e dy vëllezërve të ndodhur 23 vite më parë. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Pavarësia’ aty ku u ekzekutuan dy vëllezërit Beqir dhe Elmaz Hasho.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim ndërkombëtar autorin e dyshuar për ngjarjen, edhe pse ka kaluar një periudhë mjaft e gjatë kohe nga vrasja. Gerti Selimaj 47 vjeç është autori i ngjarjes për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës:
Vijon puna hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë. Zbardhet vrasja e dyfishtë e ndodhur në vitin 1998, në Vlorë. Identifikohet dhe shpallet në kërkim ndërkombëtar autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë.Seksioni i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur në vitin 1998, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 2 vëllezër, shtetasit B. H. dhe E. H.Si rezultat i hetimeve të kryera, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u bë shpallja në kërkim ndërkombëtar e autorit të dyshuar, shtetasit:G. S., 47 vjeç, të cilit Gjykatës e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Vijon puna intensive për lokalizimim dhe arrestimin e këtij shtetasi.
Gjithcka ka ndodhur me 22 nëntor të vitit 1998 në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë.Një i afërm i Gerti Selimajt mbeti i plagosur në vitin 1998 në Vlorë. Të dy vëllezërit e dërguan në spital të plagosurin, por akoma nuk dihet se si nisi ngjarja. Në spital ka shkuar edhe i afërmi i të plagosurit, Gerti Selimaj, i cili u ka kërkuar llogari vëllezërve për një armë që ishte zhdukur nga vendngjarja. Ata janë përplasur në ambientet e spitalit dhe më pas Selimaj ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit Hasho.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DIBËR– Dosja ‘184’ në Dibër është kaluar për gjykim. Ky ishte vendimi që u mor ditën e sotme pas seancës së zhvilluar në Dibër. Të pandehur janë marrë 4 pe...
TIRANË– Mjeku i njohur Tritan Kalo ka ironizuar arrestimin nga SPAK të kolegut të tij Edvin Priftit të cilit iu gjetën në banesë shuma të mëdha parash. Pa ...
TIRANË– Policia e Tiranës dhe jo vetëm kanë nisur mbrëmjen e djeshme kontrollet në qytet për të ndëshkuar këdo që thyen masat e vendosura nga Komitetit Tek...
SHQIPËRI– Një masiv dhu është shembur në njërën anë të Rrugës së Kombit duke bërë që të bllokohet njëra anë e rrugës. Rrëshkitja e dherave ka ardhur si pas...
TIRANË– Tre personat e mitur t cilët një natë më parë tentuan të grabisnin bankomatin në rrugën “Myslym Shyri”, janë lënë të lirë. Ata u shoqëruan në...
TIRANË– Frika e mutacioneve të reja të Covid ka bërë që Shqipëria të bllokojë fluturimet me Britaninë e madhe pa një afat të caktuar.Në Fletoren Zyrtare ës...
DIMAL– Njësia administrative Kutalli në bashkinë Dimal është përfshirë nga vërshimet e shuma të ujit.Uji ka përmbytur një pjesë të konsiderueshme të zonave të b...
Aktualitet12 Shkurt 2021, 08:11
DURRËS– Një 32-vjeçar me inicialet A.K, banues në fshatin Perlat të Durrësit është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një...
ITALI– 225 mijë stërlina, me vlerë 250 mijë euro janë sekuestruar në Portin e Barit. “La gazzetta del mezzogiorno” shkruan se pas një kontrolli të kryer n...