Dosja ‘184’ në Dibër! Akuzat për shit-blerjen e votave, Gjykata kalon për gjykim ish-shefin e komisariatit dhe 3 të pan
12 Shkurt 2021, 09:57Nga DOSJA
DIBËR– Dosja ‘184’ në Dibër është kaluar për gjykim. Ky ishte vendimi që u mor ditën e sotme pas seancës së zhvilluar në Dibër. Të pandehur janë marrë 4 persona: Robert Aga, Drini Gjeci, Nuri Meta dhe Hasan Hoti. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve, në zgjedhjet lokale për kryebashkiakun e Dibrës, të zhvilluara para 4 vitesh.
Trupa gjykuese nuk ka pranuar ankimin e palës paditëse për vazhdimin e çështjes ndaj Dionis Imerajt , Korab (Imer) Lala, Afrim Mikli, Arben Keshi, Bekim Krashi. Përfaqësuesi ligjor i PD Indrit Sefa tha se me këtë vendim gjykata dështoi të japë drejtësi dhe se ata do ta ankimojnë.
“Gjykata rrëzoi ankimin e PD në lidhje me pushimin e pjesshëm të procedimit penal për të hetuarit e tjerë mes tyre kryebashkiakun aktual të Dibrës, Dionis Imeraj, dhe shtetasit Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, afrim Mikli. Ne do ta ankimojmë sepse është një vendim i padrejtë, mendojmë se gjykata një gjyqtar që është dhe magjistrat i ri dështoi të japë drejtësi dhe u bë pjesë e një sistemi të vjetër dhe të kalbur të drejtësisë. Palët që të gjithë paleët në sistemin e drejtësisë nxitojnë për ti vënë kapak kësaj historie është dhe më kriminale”, tha ai.
Në seancën e sotme morën pjesë vetëm 2 nga 4 të akuzuarit. Ato ishin ish-drejtori i arsimit Drini Gjeci dhe ish administratori i njësisë Tomin Nuri Meda, ndërsa të tjerët përfaqësohen nga avokatë.
Avokati i Kryetarit të Bashkisë Dibër, u shpreh në nisje të seancës se klienti i tij sipas përgjimeve të prokurorisë nuk ka kryer asnjë vepër penale. Avokati u shpreh se klientët e tij nuk mund të ishin të pranishëm në seancën e sotme.
“Ato i ka vlerësuar prokuroria dhe ka konstatuar se nuk kanë kryer vepër penale. Dionis Ymeraj nuk ka kryer vepër penale. Klientët e mi nuk mund të jenë të pranishëm në seancën e ditës së sotme pasi ata janë në punë”, tha avokati.
Të pandehurit dhe akuzat që rëndojnë mbi ta:
-Robert Aga ish-shef komisariati në Dibër, akuzuar për shpërdorim detyre.
-Drini Gjeci ish-drejtor i Arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve.
-Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin akuzuar për “shpërdorim detyre”
-Hasan Hoti Njësia administrative Lure akuzuar për kanosje të zgjedhësve.
Një nga dëshmitarët e thirrur në seancë ka deklaruar për mediat se seanca gjyqësore për këtë dosje do të shtyhet, në mënyrë që të mbyllet fare. Seanca e parë gjyqësore për dosjen 184 u shty pasi në sallë nuk ishin të pranishëm të gjitha palët e kërkuara nga trupi gjykues.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Mjeku i njohur Tritan Kalo ka ironizuar arrestimin nga SPAK të kolegut të tij Edvin Priftit të cilit iu gjetën në banesë shuma të mëdha parash. Pa ...
TIRANË– Policia e Tiranës dhe jo vetëm kanë nisur mbrëmjen e djeshme kontrollet në qytet për të ndëshkuar këdo që thyen masat e vendosura nga Komitetit Tek...
SHQIPËRI– Një masiv dhu është shembur në njërën anë të Rrugës së Kombit duke bërë që të bllokohet njëra anë e rrugës. Rrëshkitja e dherave ka ardhur si pas...
TIRANË– Tre personat e mitur t cilët një natë më parë tentuan të grabisnin bankomatin në rrugën “Myslym Shyri”, janë lënë të lirë. Ata u shoqëruan në...
TIRANË– Frika e mutacioneve të reja të Covid ka bërë që Shqipëria të bllokojë fluturimet me Britaninë e madhe pa një afat të caktuar.Në Fletoren Zyrtare ës...
DIMAL– Njësia administrative Kutalli në bashkinë Dimal është përfshirë nga vërshimet e shuma të ujit.Uji ka përmbytur një pjesë të konsiderueshme të zonave të b...
Aktualitet12 Shkurt 2021, 08:11
DURRËS– Një 32-vjeçar me inicialet A.K, banues në fshatin Perlat të Durrësit është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një...
ITALI– 225 mijë stërlina, me vlerë 250 mijë euro janë sekuestruar në Portin e Barit. “La gazzetta del mezzogiorno” shkruan se pas një kontrolli të kryer n...
TIRANË– Energjia elektrike do të mungojë në disa zona në Tiranë. Këtë e ka bërë të ditur OSHEE në një njoftim për qytetarët. Energjia do të stakohet ...