Aktualitet

FOTOJA/ Enkelejda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku takoheshin në një furrë buke

12 Shkurt 2021, 11:17 Nga DOSJA
FOTOJA/ Enkelejda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku takoheshin në një

TIRANË– Gjyqtarja e arrestuar Enkelejda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku takoheshin në një furrë buke. Fotoja e publikuar nga Dosja.al tregon Hoxhën dhe Tabakun, të cilët janë takuar në një furrë buke.

Rusta shkruan më tej se Hoxha dhe Tabaku, në këtë foto të publikuar janë duke porositur ëmbëlsira dhe shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Të dy ishin vënë në përgjim prej pesë muajsh, deri dje kur u finaliza operacioni me shkatërrimin e klanit të ndërtuar në Gjykatën e Krujës. Enkelejda Hoxha u arrestua dje me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK pas disa muajsh nën hetim pas lirimeve skandaloze të një sërë të dënuarve për vrasje.

Hoxha u vu në pranga bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aldo tabaku arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha aldo tabaku arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha

Sondazh

Poll