Aktualitet

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët banesa tek Shkolla e Kuqe, evakuohen banorët

12 Shkurt 2021, 10:45 Nga DOSJA
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët banesa tek Shkolla e

TIRANË– Një shtëpi pranë zonës së njohur si “Shkolla e Kuqe” është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Sipas njoftimit të policisë, banesa në pronësi të personit me iniciale I.P., është përfshirë nga zjarri që ka lënë pas dëme të mëdha materiale.

Banorët e shtëpisë janë evakuar ndërsa shërbimet e zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.


Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 12.02.2021, rreth orës 11:05, në rrugën “Muharrem Gura”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P, ku ka vetëm dëme materiale, pasi nga sherbimet e Policisë u bë e mundur evakuimi në kohë i banorëve. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr tek shkolla e kuqe ne tirane zjarr tek shkolla e kuqe ne tirane

Sondazh

Poll