Aktualitet

U gjobit se doli të blinte letra higjienike, flet Redon Meksi: E paligjshme, dola pas pas orës 21:00, në fletoren zyrtare nuk

12 Shkurt 2021, 10:59 Nga DOSJA
U gjobit se doli të blinte letra higjienike, flet Redon Meksi: E

TIRANË– Redon Meksi, djali i Aleksandër Meksit e ka konsideruar të paligjshëm gjobitjen e tij për thyerjen e masave të vendosura gjatë periudhës së pandemisë. Në një prononcim për FaxNeës, Meksi tha se ajo nuk quhet gjobë por një akt konstatim.

Ai shtoi se në fletoren zyrtare nuk ka asnjë akt të tillë të botuar duke e konsideruar tërësisht të paligjshëm gjobitjen e tij.

“Nuk është gjobë por është një akt konstatim vetëm do të vendoset nga një komision nëse do të jetë ligjore dhe sa do të vendoset. Nuk ka asnjë shumë apo diçka të shkruar. Gjithsesi në çdo rast ajo gjobë është e pavlefshme ligjërisht, ata mund të bëjnë si të duan se janë mësuar. Sot e pash në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë që ka dal një urdhër, urdhri 99 mos gaboj i datës 10 i dyti 2021 që kufizon orarin nga ora 22:00 në atë 20:00, në fletoren zyrtare nuk ka asnjë akt të tillë të botuar. Çdo akt që të marri fuqi ligjore duhet të kalojë në Fletoren Zyrtare. Unë pashë këtë detaj dhe vazhdova të dilja pas orës pas 20:00. Ajo batuta e letrës higjenike ishte për shaka të kuptohemi. Policët më kanë thënë që nuk e kemi lexuar në Fletoren Zyrtare, kështu na kanë dhënë urdhër, domethënë që këto veprojnë me urdhra dhe jo me ligj. Polici nuk vepron sipas urdhrave të shefit mban përgjegjësi personale, vepron po të shkeli ligjin,”- tha Meksi.

Ishte vetë Redon Meksi që me anë të një postimi në rrjetet sociale bëri me dije se është gjobitur. Me ironi dhe humor, Meksi shkruante se doli të blinte letra higjienike, por e kishte zënë policia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobitet redon meksi redon meksi gjobitet redon meksi redon meksi

Sondazh

Poll