Politike

VIDEO/ Grida Duma në zonat e përmbytura në Rrogozhinë: Keqqeverisje dhe mungesë vullneti për investime

12 Shkurt 2021, 11:04 Nga DOSJA
VIDEO/ Grida Duma në zonat e përmbytura në Rrogozhinë:

RROGOZHINË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka qënë e pranishme në Lekaj të Rrogozhinës aty ku ka parë nga afër situatën që është krijuar nga përmbytjet.

Në një bashkëbisedim me banorët e zonës, Duma u shpreh se në vend po mundon vullneti për të bërë gjëra të mira. Në shkrimin përkrah videos Duma shkruan se përmbytja ndodh sepse nuk pastrohen nyjet lidhëse të shkarkimit të ujërave.

‘Nuk mungojnë mundësitë për pastrim është mendësia “spastruese” që keqqeveris vendin’- shkruan ajo ndër të tjera

POSTIMI:

Në Lekaj, Rrogozhinë, fshatrat Zambish, Gërmenj, Mushnik, Okshtun, Levonjë bllokohen e u ndalon ora lëvizëse nga dy orë shi sepse lumi e ura lidhëse përmbyt gjithçka.
Përmbytja ndodh sepse thjeshtë nuk pastrohen nyjet lidhëse të shkarkimit të ujërave.
Ja çfarë do të thotë vullnet qeverisës!Kaq e thjeshtë!Kur na pyesin “si do ta bëni realitet planin tuaj”, duhet kuptuar që është mendësia që prodhon mundësinë.Nuk mungojnë mundësitë për pastrim është mendësia “spastruese” që keqqeveris vendin.Vullneti për të bërë gjërat mirë i transformon paratë në mirëqenie!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grida duma moti i keq ne shqiperi grida duma moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll