Politike

Nano e quajti ‘kafshë’, Berisha: Të vazhdojnë me bixhozin, i quaj pinjollë mbajnë të njëjtin koncept si etërit e tyr

12 Shkurt 2021, 10:48 Nga DOSJA
Nano e quajti ‘kafshë’, Berisha: Të vazhdojnë me

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e ish-kundërshtarit të tij socialist Fatos Nano, i cili u shpreh në “Opinion” se “Berisha përfundoi së qënuri kafshë politike më 21 janar 2011, dhe mbeti vetëm kafshë”.

Në një intervistë për gazetaren Beti Njuma, Berisha deklaroi se, Nano dhe Rama kanë të njëjtin koncept për opozitën njësoj si etërit e tyre mizorë. Ish-kryeministri tha se nuk ka koment më shumë për atë deklaratë veçse janë paraqitur si punjollë të bllokut. Ndër të tjera Berisha tha për Nanon që të vazhdojë delegimin e bixhozit.

Sali Berisha: Nuk kam ndonjë koment Beti. E vetmja gjë që mund të them se, u paraqitën si pinjollë të Bllokut, me mendësinë absolute staliniste se problemi i Shqipërisë është opozita.Mu rikujtuan të gjitha qëndrimet e Partisë së Punës së Shqipërisë në muajt e parë të opozitës shqiptare kur fatkeqësia kombëtare ishte opozita.Këta të dy, nuk po i quaj siç e meritojnë, por po i quaj pinjollë, mbajnë të njëjtin koncept si etërit e tyre mizorë.Nuk kam asnjë koment tjetër për këtë. E rëndësishme është të vazhdojë delegimi për hatër të bixhozit.Për të tjerat nuk kam gjë për të. “

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fatos nano ilir meta sali berisha edi rama fatos nano ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll