Politike

‘Nuk jam natyrë hakmarrëse’/ Basha nga Durrësi: S’kam qenë kurrë i lidhur me krimin

12 Shkurt 2021, 09:31 Nga DOSJA
‘Nuk jam natyrë hakmarrëse’/ Basha nga Durrësi:

DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Durrësi deklaroi se nuk ka qënë kurrë i lidhur me krimin. Teksa po fliste me përfaqësues të sektorit të turizmit, kryedemokrati tha se ka një rekord të suksesshëm të luftës kundër krimit.

Ndër të tjera Basha tha edhe se nuk është aspak natyrë hakmarrëse por nuk mund ti thuhet se ka lidhje me krimin.


DEKLARATA:

“Mund të thoni çfarë të doni për mua, ta thoni lirshëm sot edhe nesër, se nuk jam natyrë hakmarrëse por një gjë nuk e thoni dot, as kam qenë kurrë i lidhur me krimin, përkundrazi kam një rekord të suksesshëm të luftës kundër krimit që ju ka sjellë të gjithë juve një avantazh që nuk e ëndërronit para vitit 2010, heqjen e vizave.. Porti i Durrësit do të dalë nga duart e krimit të organizuar dhe klaneve qeveritare të lidhura me të. Porti i Durrësit do t’i kthehet në radhë të parë Durrësit dhe në radhë të dytë Shqipërisë. Për këtë keni zotimin dhe angazhimin tim. Nesër Porti i Durrësit do të jetë i Shqipërisë, jo i krimit të organizuar as, i klaneve qeveritare të lidhura me të”, tha ndër të tjera Lulzim Basha.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne durres basha ne durres

Sondazh

Poll