Politike

Meta pret ambasadorin e ri të Rumanisë: Forcim i bashkëpunimit ekonomik e tregtar

12 Shkurt 2021, 08:55 Nga DOSJA
Meta pret ambasadorin e ri të Rumanisë: Forcim i bashkëpunimit

TIRANË– Presidenti Ilir Meta priti në një takim Ambasadorin e Rumanisë, Octavian Serban me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Meta i uroi Ambasadorit Serban suksese në misionin e tij në Shqipëri për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht shumë të mira mes dy popujve dhe vendeve tona.

Kreu i Shtetit theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe shfrytëzimin e mundësive reciproke, në interes të qytetarëve tanë. Meta e falënderoi Ambasadorin për ndihmën e Rumanisë në përballimin e pasojave dhe rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Kreu i Shtetit Meta i shprehu mirënjohjen Ambasadorit për mbështetjen e vazhdueshme të Rumanisë në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe të rajonit në Bashkimin Europian.

Në themel të marrëdhënieve historike mes popujve tanë qëndron aktiviteti i çmuar i diasporës shqiptare në Rumani për ruajtjen e traditës, gjuhës e kulturës shqipe, por veçanërisht kontributi i saj i vyer për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912”, – theksoi Presidenti Meta.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta octavian serban ilir meta octavian serban

Sondazh

Poll