Politike

Pas Pukës, Rama ndan pamjet nga Tropoja: Shumë më shumë duhet e do të bëhet akoma, nga Veriu në Jug mandatin e tretë

12 Shkurt 2021, 07:22 Nga DOSJA
Pas Pukës, Rama ndan pamjet nga Tropoja: Shumë më shumë

TIRANË– Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama publikoi pamje të qytetit të Pukës duke i hedhur poshtë fjalët që thuhen se në veri nuk po bëhet asgjë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe për qytetin e Tropojës. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se puna për veriun ka vijuar njësoj si në të gjithë vendin.

Teksa ka publikuar pamje duke treguar ndryshimet që ka pësuar Tropoja me projektet e realizuara sipas tij nga qeveria Rama, shprehet:

“Duke iu kujtuar që Tropoja është në Veri atyre që shkruajnë këtu se kurrgjë nuk është bërë për Veriun, si edhe duke ju thënë të gjithëve se shumë më shumë duhet e do të bëhet akoma, nga Veriu në Jug mandatin e tretë, ju uroj një ditë të mbarë”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama tropoje edi rama tropoje

Sondazh

Poll