Aktualitet

Tentuan të grabisin bankomatin në “Myslym Shyri”, lihen të lirë tre të miturit, janë autorë të 6 vjedhjeve të tjera

12 Shkurt 2021, 08:43 Nga DOSJA
Tentuan të grabisin bankomatin në “Myslym Shyri”, lihen

TIRANË– Tre personat e mitur t cilët një natë më parë tentuan të grabisnin bankomatin në rrugën “Myslym Shyri”, janë lënë të lirë. Ata u shoqëruan në komisiariat paraditen e djeshme, pas raportimit të grabitjes që tentuan të kryenin, pasi kamera e sigurisë së bankomatit i filmoi duke tentuar të hapnin me kaçavida makinerinë.

Sot, ata janë lënë të lirë, por dyshohet se janë autorë të gjashtë grabitjeve të ndodhura më herët gjatë muajit janar dhe shkurt, të këtij viti. Ende nuk dihet se për cilat ngjarje bëhet fjalë konkretisht.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 filluan procedimin në gjendje të lirë për 3 shtetasit e mitur që u kapën në flagrancë ditën e djeshme, duke tentuar të vidhnin në një bankomat. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 6 vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë muajit janar dhe shkurt. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne myslym shyri tirane grabitje ne myslym shyri tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2021, 08:11

DURRËS– Një 32-vjeçar me inicialet A.K, banues në fshatin Perlat të Durrësit është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një...