Aktualitet

U kap duke shitur drogë, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë, pranga edhe dy shoferëve të dehur

12 Shkurt 2021, 09:06 Nga DOSJA
U kap duke shitur drogë, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë,

TIRANË– Një 28-vjeçar me iniicalet J.Ç., është vënë në pranga pasi është kapur mat duke shitur lëndë narkotike në rrugët e Tiranës. Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se i riu u arrestua si dhe iu sekuestrua një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike e 1 peshore elektronike që përdorej për peshimin e saj.

Gjithashtu janë arrestuar edhe dy drejtues mjetesh, me inicialet K. I., 46 vjeç dhe  S. R., 46 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë Tiranë. Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, vihet në praga 1 shtetas. Arrestohen në flagrancë dhe 2 drejtues mjetesh. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. Ç., 28 vjeç, pasi në rrugën “Artan Lenja” është kapur në flagrancë duke shitur lëndë narkotike në doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash të përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe 1 peshore elektronike që përdorej për peshimin e saj.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve: K. I., 46 vjeç dhe  S. R., 46 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 28 vjecari ne tirane policia e tiranes arrestohet 28 vjecari ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2021, 08:11

DURRËS– Një 32-vjeçar me inicialet A.K, banues në fshatin Perlat të Durrësit është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një...