Aktualitet

Frika nga mutacioni i ri/ Shqipëria pezullon pa afat, fluturimet me Britaninë e Madhe

12 Shkurt 2021, 08:31 Nga DOSJA
Frika nga mutacioni i ri/ Shqipëria pezullon pa afat, fluturimet me

TIRANË– Frika e mutacioneve të reja të Covid ka bërë që Shqipëria të bllokojë fluturimet me Britaninë e madhe pa një afat të caktuar.

Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë që përcakton se ndryshe nga më përpara kur kishte një datë, pezullimi i fluturimeve me Britaninë do të zgjasë deri në një urdhër të dytë.

Fillimisht fluturimet me Britaninë ishin të bllokuara deri me 1 shkurt por ecuria e përhapjes së pandemisë ka bërë që situata të rivlerësohet. Aktualisht në Europë po qarkullon ai që njihet si variant britanik i virusit, ndaj dhe shumë vende, mes tyre dhe Shqipëria, kanë vendosur masa shtesë në lëvizjen e qytetarëve nga Britania.

Në Shqipëri deri më tani janë konfirmuar dy raste të mutacionit të ri, në qytetin e Elbasanit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fluturimet me britanine mutacioni i ri i covid fluturimet me britanine mutacioni i ri i covid

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2021, 08:11

DURRËS– Një 32-vjeçar me inicialet A.K, banues në fshatin Perlat të Durrësit është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një...