Aktualitet

12 Shkurt 2021, 08:11 Nga DOSJA

DURRËS– Një 32-vjeçar me inicialet A.K, banues në fshatin Perlat të Durrësit është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se i riu është arrestuar.

Ndërkohë që në pranga kanë rënë edhe katër persona të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Personi me inicialet N. B., banues në Derven, Krujë, shtë kapur me një armë zjarri pistoletë dhe një armë gjahu në banesën e tij.

Personi me inicialet D. Z., 24 vjeç, banues në Krujë, ka tentuar të vjedhë materiale të ndryshme dhe disa vegla pune në banesën e personit me iniciale B. B. gjithashtu është arrestuar edhe personi me incialet B. K., 57 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.

Personi me inicialet A.B., 52 vjeç, banues në Durrës, u arrestua pasi duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur është përplasur me mjetin tip “Benz”, duke i shkaktuar dëme materiale.

Njoftim i plotë/ DVP Durrës. Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 1 prej tyre i shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., banues në Derven, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një armë gjahu.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestua në flagrancë shtetasi D. Z., 24 vjeç, banues në Krujë, pasi ka tentuar të vjedhë materiale të ndryshme dhe disa vegla pune në banesën e shtetasit B. B. Gjithashtu u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim B. K., 57 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në fshatin Perlat, Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur është përplasur me mjetin tip “Benz”, duke i shkaktuar dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Krujë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32 vjecari ne durres durres arrestohet 32 vjecari ne durres durres

Sondazh

Poll