Aktualitet

Përkeqësohet situata gjatë natës në Shkodër, 8 banesa ‘nën’ ujë, rritet niveli i ujërave nga prurjet e lumenjve

12 Shkurt 2021, 07:31 Nga DOSJA
Përkeqësohet situata gjatë natës në Shkodër, 8

SHKODËR– Situata gjatë natës në qytetin e Shkodrës është përkeqësuar nga reshjet e shiut. Bashkia ka bërë të ditur se janë shënuar rritje të nivelit të ujërave për shkak të baticës dhe prurjeve nga lumenjtë dhe liqeni në zonën e nën Shkodrës. Hidrometri shënon 7m ne Dajç, në liqen shënon 9.35, hidrometri Drin shënon 7.35.

Janë 350 ha sipërfaqe toke e përmbytur në fshatrat Luarz , Ças, Baks i Ri dhe Rec i ri si dhe raportohen 8 shtëpi ku ka prezencë uji në oborre.


NJOFTIMI:

Në bazë të vlerësimit sot në mëngjes, situata gjatë natës është përkeqësuar, duke shënuar rritje të nivelit të ujërave në territorin e Shkodrës. Kjo për shkak të baticës dhe prurjeve nga të gjithë lumenjtë dhe liqeni në të gjithë zonën e Nënshkodrës së përmbytur në njësitë Ana e Malit, Dajç, Bërdicë, Velipojë dhe Rrethinat e qytetit.Sot në orën 7.30 hidrometri shënon 7m ne Dajç – dje hidrometri në Dajç në orën 14.30, shënonte kuotën 6.96 m.Sot në orën 7.30 hidrometri në liqen shënon 9.35- dje Liqeni të Shkodrës në orën 14.30, shënonte kuotën 9.22 m.Sot në orën 7.30 hidrometri Drin shënon 7.35 – dje hidrometri i lumit Drin në orën 14.30, shënonte kuotën 7.50 m.Situata e përmbytjeve në Nj. A. Velipojë sot më 12.02.2021, ora 08:00Janë 350 ha sipërfaqe toke e përmbytur në fshatrat Luarz , Ças, Baks i Ri dhe Rec i riNuk ka shtëpi të përmbytura.Në 8 shtëpi ka prezencë uji në oborre.Ka furnizim me energji elektrike.Qendrat shëndetësore në gadishmëri.Shkollat dhe kopshtet funksionojnë normalisht.

HARTA LIVE/ Rënie e ndjeshme e temperaturave, Shkodra dhe Durrësi zgjohen ‘nën’ ujë, banesa të përmbytura, fshati Obot në gjendje të jashtëzakonshme

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiper shkoder moti i keq ne shqiper shkoder

Sondazh

Poll