Aktualitet

Përmbyten 56 banesa në Durrës, evakuohen 10 familje, shtabi i emergjencave ‘ngrihet në këmbë’

12 Shkurt 2021, 07:49 Nga DOSJA
Përmbyten 56 banesa në Durrës, evakuohen 10 familje, shtabi i

DURRËS– Reshjet e shiut kanë bërë që 10 familje të evakuohen në Durrës. Kjo pasi lumi Erzen është futur ne shtratin e tij, por pasoja që la pas janë të mëdha.

Shtëpitë e ndërtuara në dy anët e rrugës janë përmbytur. Uji është futur në katet e para të disa banesave duke i përmbytur totalisht, ndërsa dhjetëra të tjera janë izoluar pasi oborret kanë prezencë uji. Në të njëjtën gjendje ndodhen edhe dhjetëra shtëpi të tjera në njësinë Administrative të Sukthit si dhe në Katund të Ri.


Në raportimin më të fundit të Emergjencave Civile bëhet me dijes se janë 56 shtëpi të përmbytura, teksa në 10 shtëpi të tjera uji ka hyrë deri në oborr.

‘Të dy lumenjtë Erzen dhe Ishëm nuk kanë prurje të mëdha ujërash , niveli nga pika kritike -50cm . Lumi Erzen ka dalë nga shtrati në lagjen Erzen dhe Barometa të qytetit të Shijakut, duke u futur uji në katet e para rreth 26 shtëpi. Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në fshatrat Bilaj, Murqin dhe Markuc të NjAd Bubq të bashkisë Krujë,dhe ka përmbytur rreth 170ha tokë bujqësore. Shtëpi të përmbytura nuk ka, në oboret e tyre ka ujë. Në NjAd Katundi i Ri Bashkia Durrës , niveli i ujit në urën e Shënëpremtes në piken kritike. Uji i lumit ka dalë në lagjen Erzen , Katund te ri . Janë përmbytur 200 ha toke bujqësore dhe 30 shtëpi të përmbytura. Në NjAd Sukth në lagjen e Camëve të bashkisë Durrës lumi Erzen ka dalë dhe është futur në oborret e rreth 10 shtëpive. Ne Vardar , Perlat janë nen ujë 200 ha tokë bujqësore. Kemi evakuuar dy familje një nga Shijaku dhe një nga Sukthi . Janë strehuar në shtëpinë e pushimit të MB”, thuhet në njoftim.

HARTA LIVE/ Rënie e ndjeshme e temperaturave, Shkodra dhe Durrësi zgjohen ‘nën’ ujë, banesa të përmbytura, fshati Obot në gjendje të jashtëzakonshme

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres moti i keq ne shqiperi durres moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll