Aktualitet

HARTA LIVE/ I acarti mbërthen vendin! Shkodra dhe Durrësi ‘nën’ ujë, 8 banesa të përmbytura, fshati Obot në gjendje t

12 Shkurt 2021, 07:11 Nga DOSJA
HARTA LIVE/ I acarti mbërthen vendin! Shkodra dhe Durrësi

TIRANË– Reshjet e shiut i kanë lënë vendin temperaturave të ulëta përgjatë gjithë ditës së sotme. Qyteti i Shkodrës është shfaqur më problematiku për ditën e sotme, ku është kërkuar dhe ndihma e ushtrisë për të ndihmuar banorët. Bashkia ka bërë të ditur se janë shënuar rritje të nivelit të ujërave për shkak të baticës dhe prurjeve nga lumenjtë dhe liqeni në zonën e nën Shkodrës. Hidrometri shënon 7m ne Dajç, në liqen shënon 9.35, hidrometri Drin shënon 7.35. Janë 350 ha sipërfaqe toke e përmbytur në fshatrat Luarz, Ças, Baks i Ri dhe Rec i ri si dhe raportohen 8 shtëpi ku ka prezencë uji në oborre.

Fshati Obot ka qënë dhe mbetet një nga zonat më të rrezikuara nga përmbytjet në Shkodër. Kështu ditën e sotme raportohet se janë 1300 sipërfaqe toke nën ujë, ndërkohë që rruga për të shkuar në fshat është e bllokuar. Janë 8 banesa të përmbytura ndërkohë që po ashtu janë dhe disa garazhde e stalla bagëtish nën ujë.

Reshjet e shiut kanë bërë që 10 familje të evakuohen në Durrës. Kjo pasi lumi Erzen është futur ne shtratin e tij, por pasoja që la pas janë të mëdha. Shtëpitë e ndërtuara në dy anët e rrugës janë përmbytur. Uji është futur në katet e para të disa banesave duke i përmbytur totalisht, ndërsa dhjetëra të tjera janë izoluar pasi oborret kanë prezencë uji.

Reshjet kanë krijuar dhe shembje të dheut. Kështu një masiv dheu është shembur në njërën anë të Rrugës së Kombit duke bërë që të bllokohet njëra anë e rrugës.

Meterologia Ladja Porja ka bërë të ditur se gjatë janarit patëm 24 ditë me shi, dhe në zona si ajo e Shkodrës apo mbi Shkodrës kanë rënë nga 600 deri në 1 000 milimetra shi, ndërkohë që mesatarja afatgjatë është vetëm 200 milimetra shi. Meteorologia tha se ky intensitet ka shkaktuar pikërisht përmbytjet në këto zona, ndërsa theksoi se për fat të mirë nuk ka patur shkrirje të dëborës nëpër male siç ndodhi gjatë përmbytjeve të vitit 2010, gjë që sipas saj do të shkaktonte një katastrofë nëse do të kishte ndodhur.

Kreu i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Benet Beci mblodhi sot Sekretariatin Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave. Në atë mbledhje u mor vendimi që të ulen shkarkimet me 300 m3/s nga Heci Vau Dejës.

Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë Siberiane që kanë depërtuar drejtë Rajonit të Ballkanit do të diktojnë dhe në vendin tonë mot të kthjellët, por rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit.

Mbrëmja e së shtunës deri mëngjesin e së dielës, do të sjellë dëborën edhe në Tiranë, Elbasan, Berat ndërsa flokë dëbore shfaqen në Durrës, Fier dhe brigjet e Jonit por mundësi më të ulët për dëborë paraqesin Vlora dhe Saranda.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit 12 shkurt 2021 moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit 12 shkurt 2021

Sondazh

Poll