Sondazhi i performancës: Shqiptarët vlerësojnë negativisht punën e qeverisë
11 Shkurt 2021, 21:09Nga DOSJA
Shumica e shqiptarëve e vlerësojnë performancën e qeverisë shqiptare në katër vitet e fundit si negative, zbuloi sondazhi i Euronews Albania me kompaninë prestigjioze MRB të enjten.
52.4 për qind e qytetarëve të anketuar i dhanë punës së qeverisë notë negative, ku konkretisht 24.4% thanë se ishte shumë negative dhe 28% si disi negative.
Nga ana tjetër, qeveria mori notë kaluese nga 47.2 për qind e pjesëmarrësve në studim, ku 33.1% thanë se performanca ishte disi pozitive ndërsa 14.1% e cilësuan atë si shumë pozitive.
Gratë ishin ato që u përgjigjën më pozitivisht, ndërsa burrat dominuan përgjigjet negative.
Të rinjtë e moshës 25-34 vjeç ishin kryesisht të pakënaqurit.
Votuesit e pavendosur, në të cilët bazohet fati i zgjedhjeve sipas rezultateve të projektimeve të sondazhit të MRB, ishin në masën 65.7% të pakënaqur me qeverisjen socialiste.
Shqiptarët i vunë gjithashtu notë, punës së PD dhe LSI, ku ishin të pakënaqur në masën 63.6% për PD dhe 77.9% për LSI.
Metodologjia
Sondazhi anketoi 1600 persona me të drejtë vote në 12 zona elektorale urbane dhe rurale në të gjithë Shqipërinë gjatë periudhës 22 dhjetor-31 janar.
Tematikat e pyetjeve qenë të lidhura me performancën e qeverisë, performancën e partive politike, popullaritetin e liderëve politikë dhe vlerësimin për çështjet operacionale në Shqipëri.
Marrë nga Euronews
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri është përplasur me analistin Andi Bushati lidhur me përgjimet e dosjes 184. Të ftuar në emisionin “O...
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thënë se shqiptarët janë popull 100% evropian dhe nuk mundet që ta marri zvarrë një bandë duke iu referuar qe...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka adresuar sërish akuzat që ish-kryeministri Fatos Nano, adresoi ndaj tij në një intervistë të dhënë pak javë më parë. ...
KAVAJË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh mbrëmejn e sotme se Edi Rama po përgjon drejtuesit e LSI-së për të mësuar lëvizjet gjatë fushatës.Gjat...
TIRANË – Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka publikuar një video nga Shkodra, ku tregon situatën e krijuar nga përmbytjet.Në një postim në rrjetet social...
KAVAJË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reguar pas gjobitjes së partisë së saj për shkeljen e masave antiCo...
TIRANË– “Nuk kanë fund rrjedhjet e rëndësishme nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, largohet edhe ish-drejtori i portit të Durrësit dhe i Aviacio...
TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, së fundmi ka publikuar një video nga Shkodra, ku shihet situatën që krijuar në vend si pasojë e përmbytjeve.Kr...