Politike

“Po na përgjon Rama”, Kryemadhi thirrje anëtarëve të LSI-së: Mos e përdorni më WhatsApp-in!

11 Shkurt 2021, 18:52 Nga DOSJA
“Po na përgjon Rama”, Kryemadhi thirrje anëtarëve

KAVAJË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh mbrëmejn e sotme se Edi Rama po përgjon drejtuesit e LSI-së për të mësuar lëvizjet gjatë fushatës.

Gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Kavajë, Kryemadhi u bëri thirrje anëtarëve të mos përdorin më WhatsApp-in por një aplikacion tjetër. Ndër të tjera, ajo tha se LSI-ja e ka betëjen me 40 mandate.

Anëtarët e LSI-së janë në krye të detyrës, shtëpi në shtëpi, derë në derë dhe socialist në socialist. Anëtarëve të LSI u bëj thirrje të mos e përdorin më WhatsApp-in por një aplikacion tjetër, që ne do ua dërgojmë të gjithë atyre që janë përgjegjës të qendrave të votimit, sepse nw fakt ai mund të mendojë se duke gjurmuar të ashtuquajturat bandat kriminale që i ka rreth tavolinës së tij, mendon që duke bërë gjëra të tilla, mos të gjejë cdo lëvizje tonën dhe LSI-së. Po ia them në TV, mos lodhë njerëzit duke na përgjuar dhe zbardhur mesazhet tona, se nuk ka për t’i kuptuar kurrë mesazhet tona. LSI e ka betejën për 40 mandate”,  tha Kryemadhi.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll