Politike

Ish-deputeti nxjerr video nga përmbytjet në Shkodër: Shikoji pamjet Edi Rama! Situata nuk pret, shpall gjendjen e emergjencë

11 Shkurt 2021, 17:47 Nga DOSJA
Ish-deputeti nxjerr video nga përmbytjet në Shkodër: Shikoji

TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, së fundmi ka publikuar një video nga Shkodra, ku shihet situatën që krijuar në vend si pasojë e përmbytjeve.

Krahas videos, ku shihet se vendi është përmbytur, Spahia shkruan se në qytetin verior ka një situatë të agravuar të përmbytjeve, ndërsa shton se qeveria refuzon të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

“Ka një situatë të agravuar të përmbytjeve në Shkodër për shkak të reshjeve që vijojnë dhe situata nuk po njeh përmirësim. Pushteti vendor në Shkodër po bën maksimumin për t’u qëndruar banorëve pranë por është lënë I vetëm nga qeveria. Refuzimi i Edi Ramës për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore është pabesi ndaj banorëve të Shkodrës. Janë mbi 4 mijë hektarë tokë e përmbytur dhe uji sic shihet nga pamjet e sotme ka hyrë brenda në qytet. Kjo është situata që Edi Rama refuzon ta konsiderojë! Ai refuzon të ndërhyjë për të ndihmuar në një situatë të tillë. Në 8 vitet e rregjimit të tij, Shkodra nuk ka njohur mbështetje por vetëm denigrim nga qeveria e situata mbetet e njëjtë edhe sot, kur banorët kanë më shumë nevojë se kurrë për mbështetjen e qeverisë e cila paguhet me taksat e tyre për t’u kujdesur për ta! Shikoji këto pamje Edi Rama! Situta nuk pret: shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore sepse e ke detyrim njerëzor, e jo përmbushje e mllefit të verbër nga refuzimi politik që të ka bërë gjithnjë Shkodra! ShkodraNukHarron.”- ka shkruar  ai> 

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia permbytjet ne shkoder bardh spahia permbytjet ne shkoder

Sondazh

Poll