Politike

“Kupa është mbushur, tani duhet thyer!”/ Meta: Mos prisni nga ndërkombetarët të zgjidhin hallet tona, Rama ka problem m

11 Shkurt 2021, 20:42 Nga DOSJA
“Kupa është mbushur, tani duhet thyer!”/ Meta: Mos prisni

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thënë se shqiptarët janë popull 100% evropian dhe nuk mundet që ta marri zvarrë një bandë duke iu referuar qeverisjes së Ramës. 

I ftuar në emisionin, “Çim Peka Live”, Kreu i Shtetit u bëri apel qytetarëve që të shkojnë të votojnë në mënyrë që të sjellin ndryshim. Po ashtu Kreu i Shtetit ka theksuar se shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre, pasi nuk mund të presin nga ndërkombëtarët për të zgjidhur hallet tona.

Populli shqiptar do të tregojë që ka aq dinjitet  para zgjedhjeve. Ne jemi popull 100% europian dhe nuk mundet të na marri zvarrë një bandë. Unë jam i angazhuar që të gjithë të shkojnë të votojnë, për një Shqipëri që shkon në Europë, jo që shkon në një projekt që ka qenë projekt shtypës, barbar dhe përjashtues, tepër i dyshimtë dhe destabiziluar. Kjo është një histori e qartë. Zgjedhjet janë të mbaruara se do të votojnë qytetarët shqiptarë në 25 prill. Jam i sigurtë që 90 e më shumë përqind e shqiptarëve duan që Shqipëria të shkojë në Europë.  Mos prisni nga ndërkombëtaret te zgjidhin hallet tona. Një nga ata qe ka problem me drejtësinë amerikane është kryeministri aktual qe shkoi ne SHBA i maskuar si grua për te bere një foto me Presidentin amerikan. Vota e shqiptarëve do mbrohet me çdo çmim! Mjerë çdo bandit dhe oligark, që angazhohet për ta prekur atë! Kupa është mbushur, tani duhet thyer!” – ka thënë Meta.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll