Politike

“A po dridheni nga SPAK?”/ Andi Bushati nuk përmbahet ndaj Gjiknuri: . Tallim ****** me dynjanë, nxorrët çam në Dibër.

11 Shkurt 2021, 20:48 Nga DOSJA
“A po dridheni nga SPAK?”/ Andi Bushati nuk përmbahet ndaj

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri është përplasur me analistin Andi Bushati lidhur me përgjimet e dosjes 184. Të ftuar në emisionin “Open”, Bushati i ka përmendur ish-ministrit përgjimet e dosjes së publikuar nga e përditshmja gjermane “BILD”, akuza të cilave Gjiknuri u është përgjigjur se nuk kishte kryer asnjë vepër penale. 

PJESË NGA BISEDA:

Eni Vasili: Po dridheni nga SPAK?

Damian Gjiknuri: Duket gjë sikur u drodha gjatë komunikimit me ju?

Andi Bushati: Ke të drejtë të tallesh!

Damian Gjiknuri: Pse?

Andi Bushati: Ata servilë që janë atje nuk do iu bëjnë gjë. Kemi prodhuar Plepat 2. Mos t’i gënjejmë njerëzit. Kanë në dorë Damianin, merren me ata të Peshkopisë atje.

Damian Gjiknuri: Injoranca juridike nuk mbetet pa koment. Pse u vunë në përgjim 50 komponente të PS dhe vetëm 1 nga PD. Veprat të cilat akuzohem kanë qenë kundravajtje penale.

Andi Bushati: Edhe Ndrea Prendi kundravatje penale ishte. Edhe Gërdeci aksident teknologjik ishte.

Damian Gjiknuri:  Vepra në fjalë…Keni parë krim të organizuar për kundravajtje penale?

Andi Bushati: Një shtet i tërë që vjedh vota, që nxjerr çam në Dibër. Tallim ****** me dynjanë pastaj. Në telefon flisje ti apo…?

Damian Gjiknuri: Tërmet thashë… Po ishte vepër penale që të përmendësh një aktivitete tektonik, nuk e di…

Gjekmarkaj: Gjiknuri duhet të hetohej nga SPAK për tenderat që ka dhënë kur ka qenë ministër, për dosjen e Dibrës për përgjimet që dolën. Ai ka çuar djemtë problematikë, është turp kjo. Është vepër penale të çosh të fortë për të marrë vota.

Gjiknuri: Meqënëse u hodhën akuzat për mua, e para ajo çështje për të cilën folëm deri tani është hetuar dhe gjykuar, dhe s’ka lidhje me mua. Unë s’kam as kam pasur akuza penale. Por nëse dikush nuk e pëlqen fytyrën time se s’më pëlqen mua se më ka kundërshat është gjë tjetër.

Gjekmarkaj:Duhet të të vijë turp që vjen në studio. Nuk keni asnjë marrëdhënie me turpin ju? PS ka shumë të inkriminuar.

Gjiknuri: Mos e bëj popullin budalla. Çfarë do të thuash nëse populli voton sërish PS.

Gjekmarkaj: Kjo është pyetja më idiote që mund të bëjë një njeri në një studio. Nuk keni trurin tuaj për të menduar. Merrni komandë dhe paguheni për të vepruar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi bushati damian gjiknuri andi bushati damian gjiknuri

Sondazh

Poll