Politike

Socialistët krenohen se marrin “xhevahirët” e LSI/ Largimi i Aleksandër Lipivanit, “harrohet” kallëzimi që i bëri

11 Shkurt 2021, 17:55 Nga DOSJA
Socialistët krenohen se marrin “xhevahirët” e LSI/ Largimi

TIRANË “Nuk kanë fund rrjedhjet e rëndësishme nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, largohet edhe ish-drejtori i portit të Durrësit dhe i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani,”-kështu nisin lajmin portalet pranë qeverisë. Sot Aleksandër Lipivani ka vendosur që të ndërrojë kah duke iu bashkangjitur Partisë Socialiste, kur vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Por për socialistët më i bujshëm është kalimi i krahut nga një ish-drejtor, sesa fakti që vetë ai ka qënë dërguar për ndjekje penale për korrupsion.

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri, e ka kallëzuar në vitin 2018 gjatë kohës që mbante postin e drejtorit të portit të Durrësit për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje e barazisë në tendera”.  Sipas hetimeve rezultoi se Lipivani dhe zyrtare të tjerë blenë 60 milion lekë (të rinj) mjetin zjarrfikës, të cilit i mungonin mjetet shpëtuese kundra zjarrit. Por nuk mbaron këtu… Emri i tij përmendet edhe në vitin 2019, kësaj herë në krye të Aviacionit Civil.

Pas grabitjes së ndodhur  u vu re një qendrim i çuditshëm nga ana e Autoriteti i Aviacionit Civil (në atë kohë të drejtuar nga Aleksandër Lipivani i LSI-së), i cili, edhe pse kishte konstatuar disa herë cënimin e sigurisë dhe kishte në dispozicion shumë instrumenta për ta detyruar firmën koncesionare që të reagonte, në fakt u kufizua vetëm me disa vërejtje me shkrim dhe duke vendosur (në korrik 2018) vetëm një gjobë 500.000 lekë.

Por mesa duket sot, Lipivani është një “vlerë” e shtuar në kurorën e socialistëve, të cilat pranojnë këdo, mjafton që të tregojnë se po u marrin njerëzit partive opozitare.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Berat me ministrin e Turizimit Blendi Klosi, i cili si LSI-t të zhgënjyer kushëririn e Gledian Rehovicës, që vetë 3 vite më parë e kallëzoi për shpërdorim detyre. Për më shumë detaje (Shiko këtu)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksander lipivani damian gjiknuri largimet nga lsi lsi aleksander lipivani damian gjiknuri largimet nga lsi lsi

Sondazh

Poll