Politike

Ilir Meta i VENDOSUR: Marrëveshje mes meje dhe Edi Ramës në këtë botë nuk ka! Mund të jem i detyruar…

11 Shkurt 2021, 20:39 Nga DOSJA
Ilir Meta i VENDOSUR: Marrëveshje mes meje dhe Edi Ramës në

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka dhënë fund “zërve’ se mes tij dhe spekulimeve se mes tij dhe kryeministrit Edi Rama mund të ketë një marrëveshje politike.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” Meta është shprehur se nuk mund të bëjë marrëveshje me një person që vë në dyshim kufijtë e Shqipërisë dhe shtetin e Kosovës, pormegjithatë ka shrtuar se me kreun e qeverisë mund  të jetë i detyruar vetëm të bashkëpunojë për ndonjë çështje të vogël në dobi të Shqipërisë.

“Nuk ekziston asnjë mundësi sot apo në të ardhmen që Ilir Meta të bëjë një bashkëpunim me Edi Ramën. Këtë regjistrojeni mirë dhe mbajeni shënim. Ilir Meta me një njeri që vë në dyshim kufijtë e Shqipërisë dhe ka vënë në diskutim shtetin e Kosovës, kurrë mos e mendoni të bëjë pakt politik. Unë mund të jem i detyruar të bashkëpunoj për shkak të situatës për diçka të vogël. Marrëveshje politike mes Ilir Metës dhe Edi Ramës në këtë botë nuk ka”, tha Meta.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll