Sport

Borussia Dortmund rikthehet në pikën zero, shet yjet për shkak të krizës

11 Shkurt 2021, 12:20 Nga DOSJA
Borussia Dortmund rikthehet në pikën zero, shet yjet për shkak

GJERMANI-Borussia Dortmund nuk po kalon momentin e saj më të mirë si në aspektin sportiv ashtu dhe atë financiar. Klubi gjerman parashikoi një humbje për sezonin aktuar deri në 75 milionë Euro për shkak të pandemisë koronavirus, një shifër kjo që do të jetë akoma më e madhe nëse Dortmund do të dështojë në synimin për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve.

Për të eliminuar këtë efekt të koronavirusit, në “Signal Iduna Park” tashmë  janë të bindur se do të duhet të shesin një prej 2 yjet e skuadrës në fund të sezonit; Erling Haaland ose Jadon Sancho. Ende nuk është e qartë se cili prej lojtarëve do të sakrifikohet për të siguruar të ardhurat e nevojshme. Sipas Transfermarkt, vlera në merkato për të dy lojtarët është 100 milionë Euro, një shifër që duke marrë parasysh situatën aktuale është e papërballueshme nga cdo klub.

Sipas portalit gjerman “WAZ”, Haaland e Sancho janë në listë së bashku me Jude Bellingham, i cili u ble nga Birmingham për 25 milionë euro. Emrat e tjerë të paraqitur në listën e shitjeve përfshijnë edhe Axel Witsel, Manuel Akanji, Raphael Guerreiro, Giovanni Reyna dhe Mahmoud Dahoud.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport borussia dortmund haaland borussia dortmund haaland

Sondazh

Poll

Sport 11 Shkurt 2021, 09:37

Tronditet Bayern, humbet yllin e ekipit para finales

GJERMANI – Bayern Mynih merr lajmin e keq një ditë përpara finales së Botërorit të Klubve. Një nga lojtarët kryesorë të gjermanëve, Thomas Muller, ka dalë pozit...

Sport 10 Shkurt 2021, 21:48

ITALI– Atalanta prek finalen e Kupës së Italisë. Skuadra bergamaske ka fituar me shifrat 3-1 ndeshjen e dytë ndaj Napolit, e para përfundoi me rezultatin ...